Sport

Fiton Ferizaj, Trepça i mohon fitoren Dritës

Ferizaj ka fituar si mysafir në javën e 30-të të Superligës së Kosovës në futboll, për t’i mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë, kurse Trepça i ka mohuar fitoren në fund të takimit Dritës.

Ferizaj e mposhti në udhëtim Hajvalinë, që tashmë është përshëndetur nga Superliga, transmeton Koha.net.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Elbasan Thaqi në minutën e 80.

Pas kësaj fitore Ferizaj ka 30 pikë në vendin e nëntë.

Kurse Drita dhe Trepça barazuan 1-1. Golin për Dritën e shënoi Viktor Kuka.