Sport

Prishtina e Gjilani fitojnë, pëson Feronikeli

Në javën e 30-të të Superligës së Kosovës në futboll kanë shënuar fitore Prishtina dhe Gjilanit, përderisa Feronikeli ka pësuar humbje ndaj Llapit.

Gjilani shënoi fitore bindëse prej 4-1 ndaj Drenicës, në një ndeshje që fjalën kryesore e pati Betim Haxhimusa, i cili shënoi të gjitha golat për gjilanasit. Kurse për Drenicën shënoi Lushtaku në minutën e 82.

Prishtina e mposhti në shtëpi Lirinë me rezultat 3 me 1, raporton Koha.net. Mankenda shënoi dy gola për klubin nga kryeqyteti, dhe të tretin e shënoi Abdul Basit, kurse për prizrenasit golin e vetëm e shënoi Chibueze.

Kurse në përballjen tjetër Llapi e mposhti Feronikelin me rezultat 2 me 0, me golat e shënuar nga Valon Zeqiri në minutën e 45, dhe Mirlind Daku në të 80-tën.

Pas kësaj xhiro kjo është tabela e klasifikimit:

Image