Sport

Manxhukiq arrin marrëveshje me Unitedin

Sulmuesi i Juventusit, Mario Manxhukiq, raportohet se ka arritur marrëveshje personale për të kaluar te Manchester Unitedi, ndaras nga diskutimet për shkëmbimin mes Paulo Dybalas dhe Romelu Lukakus.

Kroati ka hyrë në negociata qe disa ditë, ndërsa sipas “Gazetta dello Sport” dhe “Tuttomercatoweb”, ai tashmë ka arritur marrëveshje për kontratë dyvjeçare me mundësi për të shtuar një vit tjetër.

Ai pritet të fitojë 6 milionë euro në sezon dhe Unitedit do t’i kushtojë 15 milionë euro për ta transferuar.

33-vjeçari ishte transferuar te “Zonja e Vjetër” më 2015 për 25 milionë euro.