Sport

Llorente shihet si zëvendësues i Xhekos ose Schickut

Roma ka siguruar shërbimet e sulmuesit Fernando Llorente, mirëpo sulmuesi spanjoll do të transferohet në Romë vetëm nëse nga “gjallorosët” largohen njëri prej dy sulmuesve, Edin Xheko ose Patrik Schick.

Fiorentina dhe Lazio ishin në garë për ta transferuar Llorenten por, sipas “Calciomercatos”, skuadra e Romës ka befasuar të gjithë duke arritur marrëveshje me sulmuesin spanjoll, transmeton “Sporti në KTV”.

Xheko është në pritje të Interit dhe dëshira e lojtarit është të transferohet në Milano, kurse për Schickun ka disa klube të interesuar.

Llorente, më parë, ka luajtur në kampionatin italian dhe ka fituar dy Scudetto me Juventusin.