Sport

Mbappe i “lutet” Neymarit

Foto: Goal

Ylli francez, Kylian Mbappe, dëshiron qëndrimin e bashkëlojtarit të tij, brazilianit Neymar te Paris Saint-Germaini.

Mbappe në një konferencë për shtyp, në përgatitjet e skuadrës franceze ka treguar hapur dëshirën e tij për të ardhmen e shokut të skuadrës, transmeton “Sporti në KTV”.

“Unë dua që ai të qëndrojë, dhe këtë ia kam thënë edhe atij pasi ai për ne është një lojtar shumë i rëndësishëm”, ka thënë francezi.

Neymari është kthyer në stërvitje dhe për momentin situata është më e qetë brenda kampionit të Francës.