Sport

Bale u la në Madrid për stërvitje, por luajti golf

Descriptive Text

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se jeta personale e Gareth Balet nuk është punë e tij dhe nuk është ndonjë gjë në të cilën përfshihet, përderisa sulmuesi uellsian të ketë stërvitur si duhet.

Bale, që është pritur të largohet nga Reali në verë, mungoi në udhëtimin e skuadrës në Munih për turneun parasezonal Audi Cup, pasi nuk ishte në gjendjen më të mirë fizike dhe qëndroi në Madrid për të stërvitur. Kështu ka thënë së paku trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pak ditë më parë.

Mirëpo, në mediumet spanjolle është raportuar se Bale ka luajtur golf të martën, ndërsa bashkëlojtarët e tij humbën 1:0 nga Tottenhami në gjysmëfinale të Audi Cup. Zidane nuk e ka ndërmend të bëjë gjykime.

"Unë jam këtu me lojtarët e mi dhe nuk mund të them shumë. Shpresoj që ai ka stërvitur atje në Madrid", ka deklaruar Zidane.

Real Madridi fitoi 5:3 ndaj Fenerbahçes të mërkurën duke zënë vendin e tretë në Audi Cup.

"Unë nuk do ta ndal askënd që të bëjë ndonjë gjë. Secili ka përgjegjësitë e veta dhe do të shohim se si ka vepruar ai në Madrid", ka deklaruar Zidane. "Unë nuk do të përfshihem në jetën e tij personale. Ai qëndroi në Madrid për të stërvitur. Unë mendoj se ka stërvitur. Dhe do të shohim për çdo gjë tjetër".

Të mërkurën Reali pati mjaftueshëm forcë ofensive për të fituar ndaj Fenerbahçes, por Zidane ka pranuar se problem është numri i madh i golave që janë pranuar.

"Po, do ta zgjidhim këtë, do të punojmë fort dhe unë jam me lojtarët e mi. Unë e di se do të kemi një stinor vërtet të mirë. Askujt nuk i pëlqen të pranojë tre gola. Por, me rëndësi është fitorja. Ne fituam me pesë gola të shënuar dhe kemi mundur të shënonim edhe më tepër", ka deklaruar Zidane.