Sport

Mungesa e përvojës në Evropë, kartë e djegur për klubet

Foto: Driton Paçarada / KD

Hera e parë, e dyta dhe tash e treta. Dhe, gjithnjë njësoj: trajnerë e lojtarë arsyetojnë dështimet në garat evropiane me mungesë të përvojës. E ato klube që kanë krijuar pak përvojë, thonë se u ka munguar fati.

Ata që janë jashtë klubeve dhe njohin këtë lojë, thonë se arsyetimi i dështimeve me mungesë të përvojës tashmë është kartë e djegur.

Për shembull, Prishtina mori pjesë për herë të tretë sivjet në gara evropiane dhe gjatë këtyre tre stinorëve luajti tetë ndeshje zyrtare. Sivjet në Ligën e Kampionëve mori pjesë Feronikeli dhe u eliminua në raundin e parë të kësaj gare e më pas edhe në Ligën e Evropës.

Feronikeli si klub mori pjesë për herë të parë, por në përbërje kishte lojtarë me përvojë në gara ndërkombëtare, si dhe trajnerin Zekirija Ramadani, që në tri edicionet e fundit ka udhëhequr tri skuadra të ndryshme në këso ngjarje.

Ish-trajneri i Feronikelit, Prishtinës dhe disa skuadrave të tjera, Afrim Tovërlani, thotë se skuadrat që dështuan duhet të bëjnë vetëkritikë dhe të analizojnë çdo gabim.

Kur thotë këtë, shton se si Prishtina ashtu edhe Feronikeli në Ligën e Kampionëve u eliminuan nga skuadra më të dobëta....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)