Sport

Barça përgatit ofertë për Darmianin

Barcelona është duke e shqyrtuar mundësinë që të bëjë ofertë për mbrojtësin anësor të Manchester Unitedit dhe Italisë, Matteo Darmian, njoftoi "ESPN" të hënën.

Interi dhe Juventusi janë duke insistuar, po ashtu, për Darmianin, por Barcelona është futur në garë po ashtu për italianin.

Barcelona është duke kërkuar një alternativë me kosto më të ulët, në rast se dështon të finalizojë transferimin e Junior Firpos nga Real Betisi. Darmian 29-vjeçar vlerësohet i tepërt te Manchester Unitedi dhe është lënë jashtë skuadrës për miqësoret e radhës.

Darmian ka luajtur 36 ndeshje me përfaqësuesen e Italisë dhe mund të luajë në dy krahët e mbrojtjes.