Sport

Britania publikon emrat e lojtarëve për parakualifikime

Përzgjedhësi i ri i Britanisë së Madhe në basketboll, Nate Reinking, ka publikuar listën e zgjeruar për fazën e tretë parakualifikuese të “Eurobasket 2021”, ka njoftuar të dielën Federata e Britanisë së Madhe.

Në listën e tij, Reinking ka përfshirë 24 basketbollistë që bëjnë karrierë nëpër Evropë, me të cilët përgatitjet do t’i nisë të hënën (nesër). Britania e Madhe është në një grup me Kosovën e Luksemburgun, kurse fituesi i grupit siguron pjesëmarrjen në kualifikimet për “Eurobasket 2021”.

Në këtë listë janë përfshirë edhe Ovie Soko e Myles Hesson, të cilët ishin koshashënuesit më të mirë te Britania gjatë fazës së dytë parakualifikuese. Soko bën karrierë në Spanjë te UCAM Mercia, kurse Hesson është pjesë e ekipit nga Franca, BCM Gravelines.

Në këtë listë, janë të përfshirë edhe dy lojtarë të kolegjeve amerikane: Mate Okros e Kayne Henry. Lojtarët tjerë në listën e përzgjedhësit Reinking, janë: Jamell Anderson, Conner Washington (Leicester Riders), Eric Boateng (Saint-Vallier), Dan Clark, Jacob Round (Montakit Fuenlabrada), Robert Gilchrist (Lulea), Ashley Hamilton, Will Neighbour (London Royals), Kyle Johnson (St John's Edge), Dwayne Lautier-Ogunleye (Bergamo Basket), Ben Lawson (Rising Zephyr Fukoka), Ryan Martin (Bakken Bears), Luke Nelson (Herbalife Gran Canaria), Teddy Okereafor (Holagros), Kingsley Okoroh (Horeca Araberri), Gabe Olaseni (S.Oliver Wuerzburg), Morayo Soluade (Legia), Jordan Spencer (Schalke) e Joshua Steel (Lleida).

Britania e Madhe ndeshjen e parë ndaj Kosovës do ta luajë më 7 gusht në Mitrovicë, kurse të kthimit pas dhjetë ditësh.