Sport

Evertoni ofron 70 milionë për Zahan

Skuadra e Evertonit ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin e Crystal Palacet, Wilfried Zaha përcjellë "Sky Sports" të premten. Bëhet e ditur se për sulmuesin e Bregut të Fildishtë, Evertoni ka ofruar 70 milionë euro dëmshpërblim.

Zaha te Evertoni shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit për edicionin e ri. Gjithashtu, futbollistit i ka ofruar kontratë pesëvjeçare me një pagë të majme, transmeton Koha Ditore.

Zaha pritet të largohet nga Crystal Palace gjatë kësaj vere, pasi ka kërkuar një gjë të tillë. 26-vjeçari, ka kontratë me Palacen deri në vitin 2023 kurse edicionin e shkuar realizoi dhjetë gola dhe pati poaq asistime në 34 ndeshje në Premier League.

Zaha po kërkohet edhe nga Arsenali e Tottehami kurse karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi e Cardiff City.