Sport

Greenwood, 17-vjeçari për të cilin po flasin të gjithë në Man. Utd

Ka pasur pëshpëritje së fundi se Mason Greenwood do të jetë ylli i ardhshëm i madh që del nga akademia e Manchester Unitedit.

Goli i tij i parë për skuadrën e të rriturve erdhi kundër Leeds Unitedit të enjten e kaluar dhe ishte moment shpërthimi. Sulmuesi i Unitedit, Marcus Rashford, është magjepsur me aftësitë e frikshme e të natyrshme të Greenwoodit, shkruan sot Koha Ditore.

Madje trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se 17-vjeçari Greenwood, ka gjasa të mëdha që të startojë në ndeshjen e xhiros së parë të Premier Leagues kundër Chelseat më 11 gusht.

"Sportsmail" sjell rrugën e Greenwoodit deri në maje dhe se çfarë mund t'i sjellë ai Manchester Unitedit.

Gjithmonë i destinuar për t'u bërë yll

Manchester Unitedi gjatë ka mbajtur rregullin që yjtë e rinj t'i kursejë nga vëmendja, të evitojë bujën me çdo kusht dhe lojtarët nën moshën 18-vjeçare nuk lejohen të flasin për media, madje as për televizionin zyrtar të klubit.

Por ata tek Unitedi e dinë për një kohë se çfarë talenti kanë në duart e tyre. Rruga e Greenwoodit është krahasuar me atë të Marcus Rashfordit, por statistikat e tij janë edhe më të mira se që kishte reprezentuesi i Anglisë, Rashford, në akademi tek Unitedi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)