Sport

Nikli kthehet në Kosovë, e pret javë vendimtare

Futbollistët e Feronikelit të enjten janë kthyer në Kosovë. Pjesën e mbetur të ditës e kishin pushim, por nga sot (e premte) për ta do të nisë një javë me përgatitje intensive, me synimin që të shkruhet historia.

Të martën (18:00), në stadiumin "Fadil Vokrri", Feronikeli do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Slovan Bratislavës në kuadër të raundit të dytë eliminator të Ligës së Evropës. Nikli pësoi humbje të ngushtë (2:1) në ndeshjen e parë të mërkurën në Bratislavë, por po shpresojnë se mund ta kalojnë ekipin sllovak.

Futbollistët e Feronikelit insistojnë se Slovani është kundërshtar i kalueshëm, ndonëse pranojnë se do të jetë shumë vështirë. Për të eliminuar ekipin sllovak, Feronikelit i duhet një ndeshje pa gabime. I duhet një fitore 1:0 për të shkuar tutje.

"Mendoj se kemi gjasa në ndeshjen e kthimit, pasi Slovani është kundërshtar i kalueshëm, edhe pse kemi të bëjmë me një kundërshtar tepër cilësor. Në ndeshjen e kthimit do të japim gjithçka nga vetja dhe gjithashtu pres të kemi përkrahje sa më të madhe nga tifozët, pasi kjo është e rëndësishme për ne", ka thënë mbrojtësi i krahut të majtë, Yll Hoxha.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)