Sport

Erza nuk arrin ta mposht hungarezen

Medalistja e bronztë Olimpike për të rinj, xhudistja Erza Muminoviq garoi sot në garat e Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.

Muminoviq nuk e pati fat, pasi nuk arriti të kalojë garuesen nga Hungaria Anna Kriza, në raundin e parë të kategorisë -48 kilogramë.

Edhe pse ishte në epërsi deri në sekondat e fundit, Erza u penalizuar nga gjyqtarët me tri vërejtje.