Sport

Elbasan Rashani përcillet nga Fulhami

Fulhami është duke përcjellë sulmuesin e Kosovës, Elbasan Rashanin, kanë njoftuar të martën mediumet në Angli.

Skuadra që synon kthimin në Premier League e Angisë, ka synim të përforcohet me sulmuesin e skuadrës norvegjeze Odd, transmeton KTV.

Rashani 26-vjeçar, ka treguar paraqitje të mirë në kampionatin norvegjez dhe ka rënë në sytë e shumë skuadrave evropiane.

Rashani, që e ka vlerën në treg 500 mijë euro, këtë edicion në 15 ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me katër asistime.

Ai me klubin e Norvegjisë ka kontratë deri në fund të vitit të ardhshëm.