Sport

Rodri: Jam gati për t’u bërë lider i ekipit

Ish-mesfushori i Atleticos, Rodri është gati për t’u bërë lider në ekipin e Manchester City dhe të ndjekë shembullin e Vincente Kompany.

Rodri u transferua në City para disa javësh pasi veterani Kompany u largua nga “Qytetarët” pas 11 vjetësh për t’u bërë trajner i Anderlechtit, transmeton kp.

“Kur luan në këtë pozicion, nuk ka rëndësi sa vjeç je ose sa i mirë je, duhet t’i udhëheqësh bashkëlojtarët pasi je në mes. Unë mund të shoh se ku janë bashkëlojtarët e mi dhe ku janë kundërshtarët. Jam i ri, por mund ta mbaj këtë rol. E di që ka lojtarë të mëdhenj në ekip si David Silva, por në rolin tim unë duhet t’i udhëheq në këto situata”, deklaroi Rodri.