Sport

Galatasaray me ofertë për Schneiderlinin

Skuadra e Galatasarayt po kërkon me ngulm shërbimet e mesfushorit të Evertonit, Morgan Schneiderlin.

Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se Galatasaray tashmë i ka bërë ofertë Evertonit për mesfushorin francez.

Ekipi turk ka kërkuar huazimin njëvjeçar të 29-vjeçarit, me detyrim të blerjes së kartonit të tij në fund të edicionit për 15 milionë euro. Për huazimin njëvjeçar, Galatasaray është i gatshëm t'i paguajë ekipit anglez një milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Schneiderlin para dy vjetësh është transferuar te Evertoni nga Manchester Unitedi, por edicionin e shkuar ka patur vetëm 14 ndeshje. Ai karrierë ka bërë edhe te Southamptoni e Strasburgu kurse ka edhe 15 paraqitje me Francën.