Sport

Dy golat e Celinës ia sigurojnë fitoren Swanseat në miqësoren ndaj Exeterit

Foto: Swanseacity

Dy golat e Bersant Celinës ia siguruan fitoren skuadrës së tij Swansea City 3-1 ndaj Exeter City në ndeshjen e ty miqësore parasezonale në stadiumin “St James' Park”.

Përfaqësuesi i Kosovës, Celina, shënoi një super-gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 11-të për të hapur kështu shifrat në ndeshje, raporton BBC.

Ish-mesfushori i Manchester Cityt vetëm 10 minuta më pas shënoi edhe golin e dytë, transmeton Koha.net.

Nathan Dyer shënoi për rezultatin 3-0 para se skuadra nga Liga e Dytë angleze të shënonte golin e nderit nga penaltia përmes Nicky Lawit.

“Walesonline” shkruan se, edhe përkundër paraqitjes së mirë të klubit, ishte Celina që ra në sy më së shumti.

22-vjeçari, shkruan “Walesonline”, ia siguroi epërsinë ekipit të tij në mënyrë spektakulare vetëm 10 minuta pas fillimit të ndeshjes, pas një goditjeje të mrekullueshme të gjuajtjes së lirë nga rreth 30 metra.