Sport

PSG-ja insiston për mesfushorin Milinkoviq-Saviq

Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain, po insiston për transferimin e mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkoviq-Saviq gjatë kësaj vere.

E përditshmja franceze "L'Equipe" të premten ka raportuar se PSG-ja ka rritur ofertën në 80 milionë euro për kartonin e mesfushorit serb.

Milinkoviq-Saviq, te PSG-ja shihet si përforcim i duhur për edicionin e ri. Ai pritet të largohet nga ekipi italian gjatë kësaj vere, pasi dëshiron që në edicionin e ri të luajë në Ligën e Kampionëve.

24-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në vitin 2023, kurse pjesë e ekipit italian është prej vitit 2015 kur u transferua Genku për 18 milionë euro. Gjatë katër edicioneve në Serie A, ka shënuar 22 gola në 125 paraqitje. Pos PSG-së, interesim për të ka treguar edhe Manchester Unitedi.