Sport

Bolt dëshiron transferimin e Sanchezit tek Unitedi

Alexis Sanchez është lutur nga kampioni olimpik Usain Bolt që të largohet nga Arsenali dhe të kalojë te Manchester Unitedi.

Kiliani, që po futet në vitin e fundit të kontratës, po kërkohet me ngulm nga shumë skuadra të njohura evropiane.

Tetë herë medalisti i artë olimpik, Bolt, beson se Sanchezi do të ishte përforcim i përsosur për “Djajtë e Kuq”.

“E njoh Alexisin. Ai luan për Arsenalin, duhet të largohet. Do të ishte i shkëlqente te Unitedi. Është futbollist që e kam thënë se na duhet qe një kohë të gjatë”, ka thënë fansi i njohur i ekipit të Jose Mourinhos.

Sanchezi ka shënuar 24 gola për Arsenalin sivjet.