Sport

Xhemaili prezantohet te Montreali

Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili i është bashkuar klubit Montreal Impact zyrtarisht në formë huazimi nga Bologna.

Reprezentuesi i Zvicrës ka kaluar në kampionatin amerikan pak para mbylljes së afatit kalimtar.

Futbollisti kishte nënshkruar kontratën me klubin e ri në dhjetor.

31-vjeçari sivjet për Bolognan ishte ndër më të dalluarit duke shënuar tetë gola dhe duke asistuar tre herë në 31 paraqitje në Serie A.