Sport

Fiorentina interesohet për Llorenten

Sulmuesi spanjoll Fernando Llorente ka gjasa të mëdha të kthehet në Serie A, pasi është në negociata me skuadrën e Fiorentinës.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga mediumet italiane. Llorente është lojtar i lirë, pasi kontrata me Tottenhamin i ka skaduar muajin e shkuar dhe te Fiorentina shihet si përforcim i duhur për edicionin e ri, transmeton Koha Ditore.

Mësohet se Fiorentina i ka ofruar Llorentes kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. 34-vjeçari, ka përvojë në Serie A, pasi për dy edicione ka qenë pjesë e Juventusit (2013-2015) dhe ka fituar dy tituj kampioni. Ai karrierë ka bërë edhe te Swansea, Sevilla e Athletic Bilbao.