Sport

Akhmat Grozny fiton me golin e Berishës

Sulmuesi i krahut Bernard Berisha, e ka nisur mbarë edicionin e ri në elitën e futbollit të Rusisë.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës e ka shënuar golin e vetëm të fitores së Akhmat Groznyt që e mposhti Krasnodarin, në ndeshjen e parë të kampionatit rus, transmeton KTV.

Këmbëshpejti Berisha në minutën e dhjetë, dështoi të shënonte nga penalltia, por i pagabueshëm ishte 18 minuta më vonë, duke realizuar golin e vetëm të fitores së ekipit rus.

Ai luajti gjatë tërë takimit në krahun e djathtë, derisa në fund të takimit u inkuadrua futbollisti i Shqipërisë, Odise Roshi.

Në videon më poshtë mund ta shihni golin e Berishës.