Sport

Fiorentina e mirëpret Balotellin por jo me pagën 4 milionë euro sa ai kërkon

Fiorentina është gati ta mirëpresë Mario Balotellin raportojnë mediat e huaja, por duhet ta ulë kërkesën për pagë 4 milionë euro.

Trajneri Vincenzo Montella ka folur me presidentin e klubit rreth sulmuesit italian, dhe Rocco Commisso e ka marrë në konsideratë kërkesën e tij, transmeton “Sporti në KTV”.

Balo është futbollist i lirë pasi i përfundoi kontrata me Olympique Marseillen, dhe problemi i vetëm është kërkesa personale e futbollistit.

Sipas “La Repubblicas”, Viola do ta dëshironte në klub SuperMarion, vetëm se ish-futbollisti i skuadrave të njohura evropiane duhet të kërkojë më pak rrogë vjetore.