Sport

Rrahmani: I lumtur te Verona, kërkojmë suksese

Futbollisti gjigant i Kosovës, Amir Rrahmani, ka dalë në një konferencë për shtyp me skuadrën e ngjitur në Serie A, Hellas Veronan, dhe ka thënë se mezi e pret nisjen e kampionatit.

“Po punojmë shumë dhe shpresojmë që t’i argëtojmë tifozët”, tha ndër të tjerash 25-vjeçari Rrahmani, ish-futbollisti i skuadrave të ndryshme në Kosovë.

“Jam i lumtur që jam te Verona. Të luaj në Serie A është hap i madh në karrierë. Më duhet që t’ua shpaguaj besimin. Jam i fortë në duelet në ajër. Preferoj të luaj me katër mbrojtës, por përshtatem mirë edhe me tre”, përfundoi futbollisti i “Dardanëve”.

Vitin e kaluar, Rrahmani realizoi tre gola ndërsa asistoi në një tjetër me skuadrën e Dinamo Zagrebit.