Sport

Rekord të hyrash në Champions e Europa League, përfiton edhe Kosova

Rreth 3.2 miliardë euro do të jenë të hyrat e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës për sezonin e ardhshëm, ka zbuluar UEFA, sistemin e ri të shpërndarjes financiare.

2.5 miliardë euro do t’u ndahen klubeve pjesëmarrëse të Ligës së Kampionëve, derisa 510 milionë euro, u ndahen klubeve pjesëmarrëse në Ligën e Evropës, transmeton KTV.

Skuadra fituese e Ligës së Kampionëve do të mund të fitojë deri në 90 milionë euro, pa llogaritur këtu edhe mjetet financiare që ndahen nga të drejtat televizive.

Nga kjo shumë sivjet, kanë përfituar edhe Feronikeli e Prishtina.

“Nikli” që ka kaluar turin parakualifikues, deri më tani, sipas UEFA-s, i ka fituar rreth 510 mijë euro, ndërsa nëse e kalon fazën e parë kualifikuese, do t’i përfitojë edhe 280 mijë euro të tjera dhe për çdo fazë tutje, rritet shuma e përfitimeve.