Sport

CAS-i i jep të drejtë UEFA-s, 10 vjet pezullim për Skëndërbeun

Klubi i futbollit Skënderbeu nga Korça, mbetet për 10 vjet i përjashtuar nga garat evropiane të UEFA-s, pasi të premten Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, CAS në Llozanë, e vërtetoi dënimin.

Skënderbeu ishte dënuar nga UEFA, me 10 vjet përjashtim nga garat evropiane, dhe një gjobë prej 1 milion eurosh, pas akuzave për manipulim të rezultateve dhe kurdisje të ndeshjes, në një vendim të marrë në mars të vitit 2018, raporton Koha.net.

Shpresat e korçarëve ishin të mëdha në gjykatën e arbitrazhit sportiv, por as këtu nuk arritën të gjejnë drejtësinë e pretenduar, ndërsa ky dënim do të ndikojë edhe në të ardhmen e klubit.

Image