Sport

Barça shpreson të zyrtarizojë Griezmannin të premten

Barcelona po shpreson të zyrtarizojë transferimin e sulmuesit francez Antoine Griezmann të premten.

Skuadra katalonjase po planifikon zyrtarizimin të premten nëse çdo gjë shkon sipas planit, raportoi "Mundo Deportivo" të enjten.

Griezmann duhet të paguajë 120 milionë euro, sa figuron në klauzolën për lirim në kontratën e tij me Atletico Madridin, për të shkëputur kontratën me skuadrën madrilene, transmeton Koha Ditore.

Raportohet se në selinë e La Ligas nuk do të jenë delegatë të asnjërës skuadër, por thjesht një jurist në emër të Griezmannit për të paguar shifrën.

Barcelona nuk do të bëjë zyrtarizimin derisa në zyrën e La Ligas konfirmohet se çdo gjë është në rregull.

Griezmann ndërkohë pritet të udhëtojë në Barcelonë dhe të firmosë kontratë pesëvjeçare.