Sport

Unitedi kërkon mbi 83 milionë euro për Lukakun

Drejtuesit e Interit thuhet se kanë planifikuar të nisin bisedimet me Manchester Unitedin për ta transferuar Romelu Lukakun.

“Sky Sports” mëson se Manchester Unitedi kërkon 83.4 milionë euro për ta liruar reprezentuesin e Belgjikës, transmeton KTV.

Për sulmuesin belg, interesim ka shprehur edhe kampioni i Italisë, Juventusi.

Lukaku me fanellën e klubit anglez, edicionin e kaluar shënoi 12 gola në 32 paraqitje, derisa ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.