Sport

Bonera i bashkohet stafit të Milanit

Daniele Bonera edhe zyrtarisht është rikthyer tek Milani.

Mbrojtësi i cili i dha fund karrierës si futbollist tek Villareali, këtë javë është rikthyer në Milanello ku luajti nga viti 2006 deri në vitin 2015, duke bërë 201 paraqitje zyrtare.

Ai tanimë është rikthyer te Milani dhe do të punojë si një nga ndihmësit e trajnerit Marco Giampaol, së bashku me Francesco Contin, Salvatore Fotin dhe Fabio Micarellin, transmeton kp. 

Stefano Rapetti është trajner i stërvitjes, Luigi Turci, trajner i portierit dhe Emiliano Betti, asistent i tij.