Chelseat i duhet vetëm edhe një fitore në tri xhirot e mbetura për të fituar titullin e kampionit në Premier Ligë.
“Blutë” mposhtën 3 me 0 Middlesbroughin në xhiron e 36-të për t’iu afruar titullit edhe më shumë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDiego Costa, Marcos Alonso dhe Nemanja Matiq shënuan golat për fitoren e radhës të Chelseat.
Teksa kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund, Chelsea ka shtatë pikë më shumë se Tottenhami që është ndjekësi i parë. Fitorja në xhiron e ardhshme e shpall Chelsean kampion matematikisht. Kampion Chelsea mund të shpallet në çfarëdo rezultati, nëse Tottenhami pëson humbje në xhiron e ardhshme.