Sport

Muriqi zyrtarizohet te Foresti

Nottingham Forest kanë prezantuar arritjen e portierit të Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq.

Forest ka arritur marrëveshje një vjeçare me portierin si huazim nga Manchester City, transmeton koha.net.

20 vjeçari ka pasur një sezon të shkëlqyer te City e te Përfaqësuesja e Kosovës.

Muriqi ka lindur në Zvicër, dhe si i ri ka luajtur për FC Zurich e Grasshoppers para se të kaloj te Manchester City në 2015-ën, me një reputacion i të qenit një nga portierët më të shquar nga të rinjtë.