Sport

Elliott refuzon Barcelonën e Realin për Liverpoolin

Harvey Elliott ka refuzuar ekipet e mëdha si Real Madrid e Barcelona për t’u transferuar në Liverpool.

Mesfushori i Fulhamit i cili u bë lojtari më i ri që ka luajtur në Premier League, sezonin e kaluar ka refuzuar shumë kontrata këtë verë.

Mediat angleze thonë se ai ka vendosur të transferohet në Liverpool, transmeton ksp.

PSG dhe RB Leipzig kanë qenë të interesuar për ta transferuar anglezin.

Liverpooli është duke e bërë ofertën gati për anglezin.