Braziliani Dani Alves po i shqyrton ofertat që i kanë ardhur së fundmi nga ish-skuadra e tij Barcelona dhe nga Atletico Madridi.
“UOL Esporte” e Brazilit shkruan se Alves ka një numër të madh të ofertave në tavolinë për sezonin e ri, pasi është futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me gjigantin francez, Paris Saint-Germain, transmeton KTV.
Alves ka nënvizuar se nuk do të marrë vendim për të ardhmen e tij deri në përfundim të Kupës së Amerikës.
Alves i fitoi gjashtë kampionate me Barcelonën si dhe katër Liga të Kampionëve, dhe në moshën 36-vjeçare, ende kërkohet nga trajneri Ernesto Valverde.
Atletico, nga ana tjetër, është pa mbrojtës të djathtë pas largimit të Lucas Hernandezit dhe Juanfranit.
-
8 korrik 2019 01:23
-
Shpërndaje në: