Sport

Donnarumma pranon ulje të pagës që të qëndrojë te Milani

Portieri Gianluigi Donnarumma i ka thënë Milanit se e dëshiron qëndrimin në San Siro, që nënkupton se është gatshëm të zvogëlojë pagën në kontratën e re.

Sipas La Gazzetta dello Sport, i ka thënë klubit se është gatshëm të qëndrojë në rindërtimin e klubit, transmeton Koha.net.

Raportohet se Donnarumma ishte një nga lojtarët në listën e shitjes, për të cilën Milani kërkonte mbi 50 milionë euro.

PSG-ja kishte shprehur interesim për të, por oferta e klubit francez ishte para plus shërbimet e Alphonse Areolas.

Kujtojmë se Donnarumma ka kontratë deri në vitin 2022, derisa me kontratën aktuale ka pagë prej 6 milionë euro në vit.