Sport

Kawhi Leonard braktis skuadrën kampione

Descriptive Text

Kawhi Leonard ka befasuar të gjithë me skuadrën e re, pasi nga edicioni i ri do të jetë pjesë e Los Angeles Clippers.

Llenwrd u shpall kampion me Toronto Raptors në këtë edicion, mirëpo pas titullit, ai ishte basketbollist i lirë dhe kur pritej të vazhdonte me kanadezët, dy herë kampioni i ligës vendosi të kthehej në qytetin e tij të lindjes në Los Anxhelos, transmeton “Sporti në KTV”.

Sipas medieve amerikane, Kwuai ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Clippers, prej së cilës do të përfitojë plot 35 milionë dollarë në vit.

Për 28-vjeçarin, kalifornianët do të jenë skuadra e tretë në NBA pasi më herët ka qenë pjesë edhe e San Antonio Spurs, ku e ka fituar edhe titullin kampion.