Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandum me Federatën e Boulingut të Kosovës (FBouK) me ç’rast obligohet ta përkrahë këtë federatë me 33 mijë euro
për realizimin e synimeve dhe objektivave për këtë vit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMjetet financiare në fjalë, Federatës së Boulingut, do t’i jepen ndaras në baza tre mujore për projektet që federata planifikon t’i zhvillojë duke realizuar politikat programore të saj.
Ministri Kujtim Shala u shpreh se kjo përkrahje do të jetë në funksion të rritjes së aktiviteteve të sportit të boulingut në Kosovë dhe do të shërbejë për ngritjen e cilësisë së tij.
Shala tha MKRS po punon që të përgatiten kushte sa më të mira në sport dhe po mbështet federatat e sportit që ato të kenë mundësi të organizojnë gara e aktivitete tjera në mënyrë që t’i angazhojnë të rinjtë dhe sportdashësit duke nxitur konkurrencën por edhe në nxjerrjen e talenteve.