Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe, raportohet se nuk dëshiron që të transferohet te Manchester Unitedi për shkak të stilit të lojës të “Djajve të Kuq” nën Jose Mourinhon.
Mbappe është bërë ndër futbollistët më të kërkuar pas 22 golave të shënuar këtë sezon. 18-vjeçari po kërkohet nga gjigantët evropianë si Real Madridi, Manchester City e Arsenali, ndërsa thuhet se Unitedi tashmë është refuzuar edhe pse ka ofruar rreth 70 milionë funte për të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas “L’Equipe”, klubi kërkon 100 milionë funte, por edhe nëse Unitedi arrin këtë shifër klubi anglez do të refuzohet nga francezi i ri që nuk pëlqen lojën e Mourinhos.
Real Madridi mësohet se është klubi kryesor në garën për Mbappen.