Sport

Kosova U18 femrat pëson humbje të thellë ndaj Sllovenisë në Evropian

Basketbollistet e Kosovës U-18 (F) kanë zhvilluar ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Maqedoninë Veriore.

Vashat e Kosovës kanë pësuar nga superfuqia evropiane e basketbollit, Sllovenia, me rezultat 12:97, transmeton Koha.net.

Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës, derisa të shtunën do të luajë ndaj Estonisë.

Synimi i Kosovës nga fillimi ishte një fitore në grup, duke i përqendruar forcat te ndeshja me Norvegjinë, që zhvillohet të martën.

Dy Përfaqësueset e para në grupe do të kualifikohen në çerekfinale, vendi i tretë dhe i katërt do të luajnë për pozitat 9-16, kurse vendi i pestë dhe i gjashtë në grupe do të luftojnë për pozitat 17-23.