Mbrëmja e së dielës ishte e madhe për prokuratorin Donato Di Campli, i cili prezantoi në Milano një aventurë profesionale, të quajtur “Supporter”.
Bëhet fjalë për një kompani menaxhimi, që do të japë ndihmë në 360 gradë (mbrojtje ligjore, menaxhim dhe konsulencë financiare, marketing dhe menaxhim “ad hoc”) për lojtarët që duan t’i bashkohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë mbrëmjes, sigurisht ai foli edhe për të ardhmen e klientit të tij, Marco Verratti. Përsëri, Di Campli ka konfirmuar qëndrimin e djaloshit italian të talentuar në Francë, edhe pse, në të njëjtën kohë, ranë dakord për të pranuar një ofertë nga Bayern Munich: “Po e përsëris për herë të njëqindtë, Marco është i lumtur në Paris.
Ai ka një kontratë deri në qershor 2021, ndaj patjetër duhet ta respektojë vullnetin e PSG-së, një klub që ai e do, transmeton kp. Juventusi dhe Interi nuk do të ishin as rreshtin e parë dhe as në të dytin, në rast të një ankandi për Verratin.
Oferta e Bayern Munich? Ndoshta ka, por kush është i interesuar duhet të bisedojë me mua. Ne do të takohemi me drejtuesit e klubit francez për të kuptuar projektet e tyre, nëse ende e kultivon ambicien për të fituar Ligën e Kampionëve.”