Sport

Monaco e Marseille e duan Sanchesin

Renato Sanches në fund të këtij sezoni, duket se do të largohet nga Bayern Munich.

Siç raportojnë mediat gjermane, dy skuadrat franceze, Monaco dhe Marseille janë të interesuara për Sanchezin, transmeton kp.

Sanchez, i cili verën e kaluar iu bashkua ‘Bavarezëve’ mund të largohet nga ‘Alianz Arena’ pasi ka dështuar të tregojë vlerat e tij më të mira këtë sezon të garave në skuadrën e Carlo Ancelottit.

Monaco dhe Marseille synojnë që në afatin kalimtar të kësaj verë ta marrin Sanchezin në formë huazimi, me opsion që më pas ta blejnë kartonin e plotë të lojtarit