Sport

United kërkon të mbajë Pogbanë e Lukakun

Manchester United janë gati për të hyrë ne bisedime për dy lojtarët e tyre më te rëndësishëm, Romelu Lukaku dhe Paul Pogba.

Derisa “Djajtë e Kuq” janë kthyer për t’u trajnuar për sezonin e radhës, ata janë gati për të folur me dy lojtarët e tyre.

Të dy lojtarët kanë dëshirë që të largohen këtë verë për arsye të ndryshme, transmeton KosovaPress.

Për Pogbanë nuk dihet se çfarë do të ndodh, mirëpo Lukaku do largohet menjëherë sapo ekipet e interesuara të paguajnë mjaftueshëm për të.

Lukaka po dëshiron të transferohet në Inter, ndërsa Pogba në Real.