Sport

Shaqiri i shokuar me vdekjen e Florijana Ismailit

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri është shokuar me vdekjen e futbollistes shqiptare në kombëtaren e Zvicrës, Florijana Ismaili.

Trupi i pajetë i Ismailit është gjetur sot në Liqenin Como të Italisë, aty ku ishte zhdukur të shtunën e kaluar, transmeton Koha.net.

Gjendet trupi i pajetë Florijana Ismailit

Përmes një postimi në Facebook, Shaiqiri ka ngushëlluar familjen Ismaili.

“Jam i shokuar nga vdekja e Florijana Ismailit. Familja ime dhe unë u shpreh ngushëllime familjes Ismaili dhe të afërmve të tyre”, ka shkruar Shaqiri.

Kujtojmë se 24 vjeçarja, Florijana Ismaili ishte kapitene e ekipit Young Boys derisa përfaqësonte edhe kombëtaren e Zvicrës.