Sport

Lampard për tri vjet në krye të Chelseat

Frank Lampard ka arritur marrëveshje për të marrë drejtimin e Chelseat, kanë njoftuar të martën mediumet angleze.

Mësohet se Lampard është pajtuar me një kontratë trivjeçare dhe gjatë kësaj jave do të prezantohet si trajner i ekipit nga Londa. 41-vjeçari në këtë post do ta zëvendësoj italianin Maurizio Sarri që u largua pas një viti nga Chelsea dhe mori drejtimin e Juventusit, transmeton Koha Ditore.

Lampard edicionin e shkuar ka nisur zejen e trajnerit, duke e udhëhequr Derby Countyn, ekip që luajti në Championship. Si lojtar, Lampard për 13 vite ka qenë pjesë e Chelseat, ekip me të cilin ka fituar tre tituj kampioni në Premier League, një trofe të Ligës së Kampionëve, katër FA Cup, dy League Cup dhe njëherë Ligën e Evropës.