Sport

Udhëtim i vështirë për Feronikelin në Uells

Vetëm verën e kaluar skuadra uellsiane The New Saints ka luajtur më shumë ndeshje evropiane se që ka Feronikeli në histori. The New Saints luan në Evropë thuajse rregullisht që nga viti 1996, ndërsa verën e kaluar i luajti pesë ndeshje. Kampioni i Kosovës, Feronikeli, ka luajtur dy ndeshje evropiane, ndërsa dy të tjera i luan me skuadrën uellsiane, të njohur shkurt me emrin TNS.

TNS e Feronikeli takohen në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Kampioni uellsian edicionin e ri të garave evropiane e nis nga kjo fazë, ndërsa klubi nga Drenasi në raundin e parë kualifikues ka arritur falë suksesit në raundin parakualifikues, shkruan sot Koha Ditore.

Të martën e kaluar Feronikeli fitoi 1:0 ndaj Lincoln Red Imps të Gjibraltarit në gjysmëfinale të raundit parakualifikues, ndërsa të premten mbrëma në finale e mposhti Santa Coloman e Andorrës me shifrat 2:1, pas përmbysjes së rezultatit. Ato ndeshje janë luajtur në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, ndërsa tani Feronikeli duhet të përgatitet për udhëtimin e vështirë në Uells.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)