Sport

Leipzigu planifikon pesë-gjashtë përforcime për “Champions”

RB Leipzig do të transferojë deri në gjashtë lojtarë të rinj pasi është kualifikuar për herë të parë në Ligën e Kampionëve. Këtë e ka bërë të ditur drejtori sportiv i Leipzigut, Ralf Rangnick.

Leipzig, klub i themeluar në vitin 2009, me mbështetjen e gjigantit të pijeve energjike “Red Bull”, është konfirmuar se do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pas fitores 4:1, të shtunën, në udhëtim ndaj Herthas së Berlinit, fitore që i ka garantuar Leipzigut se do të përfundojë në Top 3 në Bundesligë.

“Në fillim të stinorit ne thjesht kemi pasur synim që të jemi larg zonës që largon nga elita. Jam shumë krenarë me këtë arritje”, ka thënë Rangnick, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, Leipzigu zë vendin e dytë në renditje me 66 pikë, dhjetë më pak se Bayern Muencheni, që e ka siguruar titullin e kampionit një xhiro më parë.

Dortmundi zë vendin e tretë me 60 pikë. Leipzigu nuk mund të përfundojë jashtë Top 3 në Bundesligë, që e ka të garantuar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Me mbështetjen e gjigantit austriak “Red Bull”, Leipzig arriti elitën gjermane vitin e kaluar, pas katër ngritjeve në rangje në shtatë stinor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.