Sport

Zyrtarizohet supermeçi Alvarez – Golovkin

Marrëveshja për përballjen mes Canelo Alvarezit dhe Gennady Golovkinit ishte finalizuar, nënshkruar dhe siguruar, para se Canelo të jepte ndonjë grusht në luftën me bashkëkombësin Julio Cesar Chavez Jr, të shtunën mbrëma.

Kjo dëshmon se kishte besim të madh në fitore të Canelos. Dhe Canelo nuk zhgënjeu duke dominuar meksikanin Chavez Jr. gjatë 12 raundeve në përballjen në Las Vegas, që nuk ofroi spektaklin që ishte pritur, shkruan sot “Koha Ditore”. Dhe menjëherë me të përfunduar dueli i dy boksierëve meksikanë, u konfirmua supermeçi. Nuk është shaka.

Canelo do të përballet me Golovkinin në Ditën e Pavarësisë së Meksikës më 16 shtator, siç ka konfirmua shefi i kompanisë promovuese Golden Boy, Oscar de la Hoya.

“Unë gjithmonë kam thënë se përballja me Golovkinin do të ndodhë në vitin 2017, që kur para një viti të gjithë më pyesnin se pse kam frikë nga ai dhe pse nuk po boksoj me të. Unë u kam thënë të gjithëve se do të ndodhë në shtator. Dhe jemi shumë krenarë dhe të lumtur që ky meç do të mbahet më 16 shtator”, ka thënë Canelo. Jo shumë kohë pasi Chavez u largua nga ringu, Golovkin u fut në ring.

U njoftua për supermeçin që shumë adhurues të boksit e kanë pritur. De la Hoya ka thënë se reagimet pas njoftimit për përballjen e shtatorit kanë qenë të shumta dhe të shpejta... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.