Sport

Kosova nuk ishte në short, por pati ndikim në të

Të dielën në Guangzhou të Kinës janë caktuar grupet kualifikuese për botërorin e basketbollit “Kina 2019”.

Shorti është tërhequr për katër regjione të ndryshme, Afrikën, Amerikën, Azinë dhe Evropën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në fazën kryesore kualifikuese të Evropës do të paraqiten 24 përfaqësueset që do të garojnë në “Eurobasket 2017” dhe tetë përfaqësuese që avancojnë prej fazës parakualifikuese.

Në fazën parakualifikuese do të startojë Kosova dhe nëse zë njërën prej dy pozitave të para në Grupin C, ku janë edhe Maqedonia e Estonia, do të vendoset në njërin grup të fazës së parë. Pritet të ketë short të ri për përfaqësueset që do të kualifikohen nga parakualifikimet.

Pra, shorti i zonës evropiane nuk ishte plotësisht i kompletuar. Janë caktuar nga tri përfaqësuese në grup dhe ka mbetur nga një pozitë e lirë, për të parët apo të dytët e fazës parakualifikuese. Nëse Kosova del e para në grup në parakualifikime, mund të bjerë në grupin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.