Sport

Finalja me arbitra të huaj dhe me shpresa për më shumë emocione

Pas gjysmëfinaleve thuajse formale, finalja e plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll pritet të ofrojë fund të nxehtë të edicionit 2016/17.

Emocionet kanë munguar në fazën gjysmëfinale për shkak të krizës së thellë financiare e organizative që po e kalojnë Peja e Trepça, dy skuadrat e eliminuara, shkruan sot “Koha Ditore”. Bashkimi eliminoi Pejën me 3:0 në fitore, ndërsa me rezultat të njëjtë Sigal Prishtina e kaloi Trepçën.

Kriza e dy skuadrave u reflektua direkt në atmosferën e ndeshjeve - shikuesit ishin shumë më të paktë se në gjysmëfinalet e edicioneve të kaluara.

Në Pejë në dy ndeshje gjysmëfinale u mblodhën nga dhjetëra shikues, ndërsa në Mitrovicë ishin nga qindra sish. Në Prizren pati më shumë shikues, ndërsa në Prishtinë kishte afërsisht sa në Mitrovicë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.