Sport

Sevilla kërkon Ziyechun

Ekipi nga La Liga, Sevilla ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit ofensiv, Hakim Ziyech që është pjesë e Ajaxit.

"Mundo Deportivo" ka njoftuar të premten se Sevilla ka kontaktuar Ajaxin dhe për transferimin e Ziyechut i ka ofruar tashmë 30 milionë euro dëmshpërblim.

Ziyech 26-vjeçar, më herët ka paralajmëruar largimin nga Ajaxi dhe te Sevilla shihet si zëvendësim për Pablo Sarabian që do të vazhdojë karrierën te PSG-ja.

Ziyech edicionin e fundit ka patur paraqitje të mira te Ajaxi, duke shënuar 21 gola dhe asistuar 24 herë në 49 ndeshje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2021 dhe është reprezentues i Marokut. Ziyech karrierë ka bërë edhe te Twente e Heerenveeni.