Hellas Verona ka kompletuar transferimin e mbrojtësit shqiptar, Amir Rrahmani nga Dinamo Zagrebi.
Rrahmani ka nënshkruar kontratë me klubin nga Serie A deri më 30 qershor 2023, transmeton Koha.net.
Në faqen zyrtare Verona tregon rrugëtimin e Rrahmanit, i cili ka veshur fanellën e KF Drenicës, Partizanit të Tiranës, si dhe së fundmi te Dinamo Zagrebi.
Derisa në një postim në Instagram, Rrahmani ka shkruar se është i lumtur për këtë aventurë të re.
“I lumtur të jem pjesë e Hellas Veronas dhe Serisë A. Sfidë e re, aventurë e re”, ka shkruar Rrahmani.
✍️UFFICIALE
— Hellas Verona FC (@HellasVeronaFC) June 27, 2019
Amir #Rrahmani gialloblù dal 1° luglio
Leggi qui ➡️ https://t.co/WhsIQjFGxE#BenvenutoAmir pic.twitter.com/KmY75mIBV7
-
27 qershor 2019 19:53
-
Shpërndaje në: